"Përbindëshi” në plazhin meksikan befason ekspertët
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Mars 2016, 13:07
Një krijesë detare e ngjashme me një përbindësh në një plazh të Meksikës ka lënë me gojë hapur të gjithë ekspertët të cilët nuk kanë arritur ta identifikojnë atë.Gjellesa e çuditshme 4 metra e gjatë u zbuluar nga kalimtarët në plazhin Bonfil, një qytet në Akapulko, në shtetin Guerrero të Meksikës.Spektatorët e mahnitur u grumbulluan rreth saj dhe bën foto të cilat më pas i shpërndanë në rrjetet sociale duke spekuluar për llojin e species.Megjithëse koordinatorja e Gardës Civile dhe Brigadës së zjarrëfikësve, Rosa Camacho beson se kafsha nuk ka qëndruar e vdekur për një kohë të gjatë, sërish duket sikur ka nisur të dekompozohet.“Nuk e kemi idenë se çfarë lloj kafshë është, por e di që nuk ka aromë të keqe”.-tha ajo.
/Oranews.tv/