Pinguini noton çdo vit 5 mijë milje te burri që i shpëtoi jetën

"E dua pinguinin njësoj si të ishte djali im dhe besoj se edhe pinguini më do shumë mua".Janë këto fjalët e një pensionisti brazilian, që është bërë mik prej vitesh me këtë pinguin.Miqësia e tyre e pandarë tashmë, nisi në vitin 2011 kur Joao Pereira de Souza e gjeti pinguinin në bregdet, të mbuluar me vaj pranë shtëpisë së tij, në Ilha Grande, një ishull në bregdetin e Rio De janeiros.Ai ishte mbuluar me vaj, gati për të ngordhur teksa ishte shtrirë në gurë.De Souza e mori pinguinin, e pastroi dhe u kujdes për të për javë me rradhë derisa e riktheu në ujë, të shëndetshëm dhe të lumtur.Nga ai moment, pinguini të cilit pensionisti i vuri edhe emrin "Dindim", rithehet çdo vit për ta vizituar, duke treguar se dashuria dhe miqësia e tyre qëndruan të forta nga ajo ditë.Dindim rikthehet çdo vit në ujërat e këtij ishulli, udhëton aty nga Patagonia e lartë dhe e ngrirë, për të vizituar mikun e tij. Ai noton në këtë udhëton për plot 8 mijë km për mikun e vjetër dhe besnik, që i shpëtoi jetën 5 vjet më parë.Biologu Joao Paulo Krajeëski, që intervistoi De Souzën thotë se kurrë më parë nuk ka parë diçka të tillë në jetën. Ai thotë se beson që pinguini mendon se Joaio është pjesë e familjes së tij, ndoshta mendon se ai është pinguin.ad199230264a-penguin-called/Oranews.tv/