Jennifer Aniston: Ju tregoj për martesën time argëtuese

Kanë kaluar shtatë muaj që nga momenti kur Jennifer Aniston dhe Justin Theroux i thane 'Po' njëri-tjetrit në altar, dhe aktorja shprehet se nuk mund të ishte më e lumtur se kaq.Në një intervistë për revistën 'Harper's Bazaar' duke e kompletuar dhe me një set fotografik, 47-vjeçarja Aniston, shpjegon se si e bën të ndihet martesa me Justin. “Martesa jonë është kaq normale dhe argëtuese, nuk është shumë ndryshe. Ne jemi ndjerë burrë e grua prej kohësh,” shpjegon Jennifer.Po ashtu Jennifer zbulon dhe sekretin e rinisë së saj: “Jam me fat sepse Justin është personi më argëtues që kam njohur ndonjëherë, madje të dy e bëjmë njëri-tjetrin për të qeshur. Sekreti i risinë time, janë të qeshurat”.E ndërsa vitet kalojnë dhe Jennifer Aniston po plaket, sipas aktores kjo nuk është dicka që e tremb, përkundrazi.Aniston shton:'Jam ndjerë më mire në të 40-at e mia, më mire dhe më me besim në vetvete se kurrë. Nuk e them këtë vetëm në aspektin fizik por edhe mendor, sepse në të 20-at, nuk di asgjë nga jeta. Më kujtohet që në të 30-at e mia ende po përpiqesha të mësoja shumë, e të kuptoja. Tani di gjithçka që më duhet të di, për të jetuar jetën sa më qetë.'321177E300000578-3485983-image-m-31_1457626048149 3210FA3F00000578-3485983-image-a-26_1457625738478 3210FA3600000578-3485983-image-a-25_1457625724852/Oranews.tv/