Bashkëshortja e Adam Levine shtatëzënë në muajin e tretë
Raportohet se Behati Prinsloo është shtatëzwnë me fëmijën e saj të parë me Adam Levine. Lajmi bëhet i ditur nëpërmjet Us Weekly, sipas të cilit ëngjëlli i markës Victoria's Secret, dhe bashkëshorti i saj roker, janë shumë të lumtur për këtë. Ndërsa ende pritet të konfirmohet lajmi nga dy yjet, thuhet se modelja është në muajin e tretë ose të katërt të shtatëzanisë.Behati Prinsloo dhe lideri i grupit Maroon 5 u martuan në një ceremoni madhështore, në Meksikë, Korrikun e 2014. Që në fillim të dy e kanë bërë të qartë se dëshirojnë të krijojnë një familje me shumë fëmijë.Madje këngëtari filloi të bënte shaka duke thënë se ai kërkon nga gruaja 100 fëmijë. Ndërsa edhe modelja e njohur e të brendshmeve ka dhënë një intervistë sa i përketë planeve të shtatëzanisë.'Që kur kam qenë e vogël kam dashur një familje të madhe' thotë Behati “Kam qenë fëmijë i vetëm kështu që fëmijëve të mi dua t`i dhuroj motra e vëllezër. Mbase do të bëj 10 fëmijë”. Më pas Adam kur u pyet se kur dëshironte të krijonte familje, përgjigja e tij ishte: “Sa më shpejt”.
/Oranews.tv/