Ndryshim pa kthim drejt barazisë gjinore

Deklaratë me rastin e 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të GruasNga: Zëvendës Sekretarja e Përgjithshme dhe Drejtore Ekzekutive e organizatës UN Women, Phumzile Mlambo-NgcukaFestimet e këtij viti të Ditës Ndërkombëtare të Gruas përkojnë me Axhendën e re të vitit 2030 për Zhvillimin e Qendrueshëm.Barazia gjinore dhe fuqizimi i grave dhe vajzave janë bërë pjesë e rëndësishme e kësaj Axhende, si pjesë po kaq e rëndësishme e progresit.Objektivat e Zhvillimit të Qendrueshëm të Axhendës së re përfshijnë një objektiv specifik për arritjen e barazisë gjinore, që ka si qëllim eleminimin e diskriminimit dhe dhunës ndaj grave dhe vajzave dhe garantimin e pjesëmarrjes dhe mundësive të barabarta në të gjitha sferat e jetës. Gjithashtu dispozita me rëndësi për fuqizimin grave janë përfshirë në pjesën më të madhe të objektivave të tjera.Në lidhje me miratimin e Axhendës për vitin 2030, mbi 90 qeveri i janë përgjigjur thirrjes së organizatës UN Women për veprim ndaj nismës së ashtu-quajtur “Step It Up for Gender Equality”. Kryetarët e shteteve dhe qeverive janë angazhuar për veprime konkrete dhe të matshme për të mposhtur disa prej pengesave themelore për arritjen e barazisë gjinore në vendet e tyre.Në mënyrë unanime, në Komisionin e 59-të mbi Statusin e Grave në vitin 2015, qeveritë riafirmuan Platformën e Peikinit për Veprim. Bizsneset të vogla apo të mëdha qofshin janë angazhuar dhe po zbatojnë ndryshime në mentalitet dhe kulturë e praktikë që nxisin më shumë mundësi dhe barazi. Gratë individualisht, dhe shoqëria civile kanë kërkuar ndryshime afatgjata dhe transformuese deri në vitin 2030.Me këtë shprehje të paprecedent të gatishmërisë politike duhet të nisë edhe ndryshimi pa kthim drejt barazisë gjinore cilësore deri në vitin 2030, shoqëruar dhe në themel me monitorimin e përgjegjshmërisë dhe vlerësimit të progresit.Ne marrim forcë nga ky solidaritet, teksa përballemi me ngjarje në rang botëror, të tilla si: zhvendosjet e mëdha të popullatave, raste të dhunës ekstreme ndaj grave dhe vjazave, si edhe të rritjes së ndjeshme të destabilitetit dhe krizës në shumë rajone.Për të arritur të ardhmen që duam, ne nuk mund të lëmë njeri pas. Duhet ta nisim me ata që janë lënë më pas dore. Dhe këto janë kryesisht gratë dhe vajzat, ndonëse në vende të varfëra dhe me probleme këtu mund të përfshihen edhe burrat dhe djemtë.Gratë dhe vajzat janë faktor thelbësor për gjetjen e zgjidhjeve të qendrueshme në lidhje me sfidat ndaj varfërisë, pabarazisë dhe rikuperimit të komuniteteve të cilat janë prekur më rëndë nga konfliktet, fatkeqësitë dhe zhvendosjet.Ato janë në vijën pararendëse të epidemive të reja kërcënuese, sic është virusi Zika, apo për ndikimin e ndryshimeve klimatike dhe njëkohësisht janë mburoja që mbron familjet e tyre, që punojnë për paqen dhe që garantojnë zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe ndryshimet shoqërore.Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, përsërisim pjesëmarrjen e madhe të grave, si një nga kushtet e nevojshme për një Axhendë përfshirëse për vitin 2030. Udhëheqja e tyre nuk njihet mjaftueshëm, por duhet të dalë në pah përmes pjesëmarrjes më të lartë në organet vendim-marrëse.Secili prej nesh duhet—në vendet, komunitetet, organizatat e qeveritë tona dhe në Kombet e Bashkuara - të sigurojë veprime decizive, të dukshme dhe të matshme në kuadrin e sloganit: Planet 50-50: Step It Up for Gender Equality.Në bazohemi mbi angazhimet e marra sakaq nga të gjitha qeveritë. Ne gjithashtu bazohemi mbi pjesëmarrjen e vendosur të një grupi të vogël grash themeltare nga e gjithë bota, të cilat u mblodhën në San Francisko në vitin 1945, kur u miratua Karta e OKB-së. Ato gra hodhën themelet për gjithë sa pasoi në luftën për realizimin e të drejtave të grave.Pjesëmarrja e grave të në të gjitha nivelet dhe fuqizimi i lëvizjes së grave nuk ka qenë kurrë më parë kaq kritik, duke punuar bashkë me djemtë dhe burrat, për t’i bërë kombet më të fuqishme, për të ndërtuar ekonomi më të forta dhe shoqëri më të shëndosha. Ky është kyci për ta bërë Axhendën për vitin 2030 një program transformues dhe gjithëpërfshirës.Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Gruas.