Kush janë delet e Ramës
Në të njëjtin takim, në Pogradec, ku u shpluhuros Bashkim Fino, foli edhe kryeministri Edi Rama, i cili shprehu besimin në fitoren e rradhës në 2017-ën.“Vitin e ardhshëm shqiptarët do të na japin mbi një milionë vota, se nuk janë budallenj dhe tufë delesh”- -tha Rama.Ka një mospërputhje ndërmjet asaj që kërkon Rama dhe cilësimit dele për ata që nuk do ta votojnë, pasi në kulturën popullore, me dele nënkuptohen gjithë njerëzit që veprojnë si shumica dhe shkojnë pas dashit përçor, pa pyetur dhe dyshuar.Por përtej saktësimit gjuhësor, Edi Rama gjithsesi duhet të bëjë edhe një herë llogaritë. Koalicioni fitues i 2013-ës ku kryesonte PS dhe LSI, ra me 280 mijë vota në 2016-ën. I bindur nga sondazhet që në 2015-ën nuk do të mund të kapte rezultatin e dy viteve më parë, u detyrua të fuste në koalicionin e 2015-ës Topin, Ndokën, Idrizin e të tjerë, që të mund t’i afrohej një milionshit të parë, dhe të ruante imazhin propagandistik. Rama e ka të qartë se njerëzit marin parasysh vetëm rezultatin përfundimtar dhe jo strukturën e tij. Por pa ia dalë. Mbetet për t’u parë se ku do të gjejë votues të tjerë, meqënëse tashmë përballë tij, janë vetëm “delet” e PD-së; dhe ka të dhëna se këta janë të entuziazmuar më shumë se në 2013-ën dhe katër vjet më vonë do të korigjojnë gabimin dhe braktisin Bashën për Ramën.Gjithashtu duhet të ketë parasysh edhe rastin Blushi i cili mund ta frakturojë udhëheqjen e tij qoftë duke ndenjtur brenda PS-së, ose duke dalë jashtë saj. Por kjo është rezultat që do të njihet shumë shpejt. Krisja ka filluar.Gjithsesi gjuha e shpalosur një vit e gjysëm para zgjedhjeve të përgjithshme, tregon se Rama nuk është fort i bindur për pritjen entuziaste që shqiptarët u kanë bërë reformave të tij, as për rezultatet e tyre dhe as për një klimë të qetë në 2017-ën./dritare.net