“Opozita në Kosovë e gëzuar për zgjedhjen e Thaçit President”
Opozita në Kosovë e ka kundërshtuar me forcë zgjedhjen e Hashim Thaçit në postin e Presidentit të vendit. Megjithatë, deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Alma Lama ka një mendim ndryshe për këtë çështje. Ajo thotë se opozita është e gëzuar që Thaçi është zgjedhur në krye të Shtetit, duke dhënë edhe një arsye për këtë qëndrim.Lama: Po të kishin dashur ata (opozita) që Thaçi të mos zgjidhej president, do ta propozonin një kandidat. Në qoftë se ata do ta propozonin një kandidat me vlera, unë do ta votoja atë kandidat. Polarizimet politike të kohëve të fundit mund të çojnë drejt përplasjeve të madha shoqërore.Ajo ka folur edhe për lajmin e raportuar në media, se kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka kërcënuar me përjashtim deputetët që kanë votuar kundër kandidaturës së Thaçit për president.Lama: Nëse është e vërtet jam plotësisht kundër këtij veprimi, sepse deputetët kanë vepruar sipas bindjeve të tyre. Dikush ka dashur ta respektojë marrëveshjen, e dikush jo. Është e drejta imë që të votojë si të dua, sepse këtë ma mundëson kushtetuta.