Ja ç’mbeti nga Adem Jashari 18 vite pas rënies heroike
Në pamje të parë, sendet e mëposhtme nuk kanë asnjë vlerë, por ato bëhen të tilla sepse i përkasin komandantin legjendar Adem Jashari.Mbi 18 anëtarë të familjes u vranë nga forcat serbe në Prekaz. Shtëpia e tij dykatëshe është sot një muze e dhunës dhe shkatërrimit, ndërsa kanë mbetur shumë pak gjëra.Së fundi, Agjencia për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale, në bashkëpunim me Muzeun e Kosovës ka hapur në Prekaz muzeun me ekspozitën e përhershme, “Qëndresa heroike e Jasharëve për liri”, me autor Sadik Krasniqi.Eksponatet e vendosura në Muzeun e Jasharajve në Prekaz ndahen në tri grupe: eksponate tredimensionale, fotografi dhe dokumente, harta dhe shtypi i kohës.Shumë eksponate, kryesisht të familjes Jashari dhe të komandantit legjendar të UÇK, Adem Jashari, si gëzhojat e kalibrave të ndryshme, paraqesin fakte konkrete mbi rrjedhën e luftës së Jasharajve para 18 vitesh./Ora News/

