“Kuvajti” i Evropës gjendet në veri të Kosovës

Mitrovica veriore në Kosovë mund të quhet ndryshe edhe si “Kuvajti” i Evropës. Shkak është çmimi i lirë i naftës, më i lirë se në të gjitha vendet e Ballkanit.Djegia e pikave doganore pas shpalljes së pavarësisë së vendit dhe mungesa e kontrollit në dy pikat doganore në veri, tash e 8 vite mundëson kontrabandën me derivate të naftës.Dëmi financiar, nga kontrabanda në veri, i shkakton humbje të mëdha buxhetit të vendit, vlerësojnë zyrtarët shtetëror edhe ekspertët financiar.Dallimi i çmimeve të derivateve të naftës në veri është shumë i lartë në krahasim me çmimin të cilin e paguajnë qytetarët në pjesët e tjera të Kosovës.Kështu, një litër naftë në veri të Kosovës kushton nga rreth 72 cent, ndërkohë që çmimi i një litri në pjesët e tjera të Kosovës është rreth 90 cent.Institucionet e Kosovës ende nuk kanë asnjë plan operacional se si duhet të veprohet për të parandaluar kontrabandën me naftë.Sasitë e sekuestruara nga Polica dhe Dogana e Kosovës kryesisht janë të vogla.Madje kontrabanduesit janë bërë aq të fuqishëm financiarisht saqë kanë asfaltuar edhe rrugë dytësore nga i futin edhe autobotet ilegalisht.Çmimi i aq i ultë po shtyn shumë qytetarët nga Rashka, Novi Pazarit, Kralevës, Nishit, Kurshumlisë, Prokuples në muajt e fundit vijnë shumë shpesh dhe furnizohen me derivate të naftës në veri të Kosovës.Edhe pse cilësia e këtyre derivateve lenë shumë për të dëshiruar.Në Leposaviq, Leshak, Zubin Potok dhe në veri të Mitrovicës derivatet e naftës  vijnë ekskluzivisht nga rafineritë serbe dhe për faktin se tregtarët nuk paguajnë akcizën dhe as tatimet.Vetëm në një kilometër rrugë janë të vendosura më tepër se 6 pika të karburanteve.Zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci, konfirmon për Zëri se kontrabanda në këtë pjesë të Mitrovicës është vështirë të luftohet.Këtë gjendje e shohin si shumë shqetësuese edhe ata të cilët merren me shitjen e derivateve edhe në pjesën tjetër të Kosovës.Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, thotë se kjo ndikon direkt në cilësi.