Ekspertët zbulojnë 7 hapa për të jetuar më gjatë

Ekspertët kanë zbuluar se nëse ndiqni vetëm 7 hapa mund të ndaloni sëmundjet e zemrës dhe të jetoni më gjatë.Sipas studimit të kryer njerëzit të cilët i janë përmbajtur listës kanë patur një rrezik më të ulët për tu prekur nga ataku në zemër.7 këshillat që jep American Heart Association’s Life janë: menaxhoni presionin e gjakut, kontrolloni nivelin e kolesterolit, reduktoni sheqerin në gjak, bëhuni aktiv, hani shëndetshëm, humbisni në peshë dhe mos pini duhan.Shkencëtarët theksojnë se një plan kaq i thjeshtë largon mundësitë për të pësuar atak në zemër apo për tu prekur nga sëmundje të tjera.Problemet me zemrën prekin 3 milionë njerëz në vit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës./Oranews.tv/