7 ushtrimet më të mira që duhet të bëni për pjesën e mbetur të jetës suaj
Për t’u ndjerë të rinj dhe gjithnjë në formë, duhet të jeni të përkushtuar ndaj ushtrimeve gjimnastikore. Kur vjen puna tek ushtrimet edhe më i vjetri mund të shtojë ushtrimin fizik në rutinën e vet ditore. Më poshtë janë 10 ushtrimet më të mira që duhet të filloni të bëni nga sot.1 – EcjaAsgjë nuk është më e mirë se ecja. Ecja zvogëlon rrezikun e vdekjes së parakohshme dhe sëmundje si hipertensioni apo simptoma të depresionit.
2 – VrapiNëse doni ta kaloni ecjen në një nivel më të lartë, fillonin vrapin. Ky aktivitet forcon këmbët, përmirëson shëndetin e zemrës dhe djeg kaloritë e tepërta nga trupi.3 – SquatsSquats nuk është ushtrim vetëm për këmbët, por gjithashtu një terapi sporti që largon dhimbjet kronike. Parandalon dhimbjet e kurrizit, mesit, gjunjëve e kyçeve të këmbës.
4 – NotiFilloni zhytjen. Noti është ushtrimi perfekt për të gjitha moshat. Jo vetëm është i mirë për parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare, por gjithashtu forcon muskujt e mbron nyjet e kockave.
5 – PompatMos i mendoni pompat si ushtrime krahu, por si ushtrime që përfshijnë të gjithë trupin.6 – StreçingKjo konsiderohet klasa elementare e palestrës, dhe nuk është nevoja të kërkoni mjete të ndryshme. Streçingu e mban trupin tuaj fleksibël dhe muskujt e shëndetshëm. Streçingu parandalon dëmtimet.
7 – Dieta e shëndetshmeNgrënia nuk është ushtrim, por është një nga elementët kryesorë të të qënit të shëndetshëm. Është pjesa më e rëndësishme e rutinës suaj të fitnesit. Përdorni një dietë të mbushur me fruta, perime, protean, drithëra dhe yndyra të shëndetshme.