Godet disa herë me thikë në trup të atin, policia: I sëmurë mendor
Një 33-vjeçar në Vlorë është arrestuar nga policia në kushtet e flagrancës pasi ka plagosur me thikë babain e tij.Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth orës 11:30 në banesën e tyre që ndodhet në katin e katërt të një pallati në lagjen “24 Maji”, e njohur edhe si lagjia e “Çoles”.Ervin Ismaili fillimisht është konfrontuar fizikisht me babain e tij Sh. Ismaili 71 vjeç dhe më pas e ka gositur disa herë me thikë në trup.I moshuari është transportuar në spitalin rajonal të Vlorës për marrjen e ndihmës mjekësore dhe policia thotë se ndodhet në reanimacion, në gjendje të rëndë për jetën.Sipas policisë “autori i plagosjes është i sëmurë mendor dhe konflikti ka ndodhur për motive të dobëta”.Policia shoqëroi në ambientet e policisë 33-vjeçarin Ervin Ismaili dhe ka bërë arrestimin e tij në flagrancë për veprën penale "vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare e mbetur në tentativë" .