Blushi: Shqiptarët ikin nga keqqeverisja, Tahiri: Po zbraset nga njerzilleku
Deputeti socialist Ben Blushi deklaron se shqiptarët po ikin nga keqqeverisja.Nga foltorja e Kuvendit Blushi tha se çështja jonë strategjike është si ti bindim këta njerëz të rikthehen të jetojnë prapë aty nga ikën.Sa i takon debatit për reformën në drejtësi Blushi tha se ka dyshime se kjo reformë do të arrijë të pastrojë ata gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar.Ben Blushi: "Nëse nuk duam të zvogëlohemi si popull duhet të frenojmë emigracionin duke qeverisur më mirë dhe të stimulojmë lindjet. Më pak shqiptarë do të thotë më pak njerëz më pak punë dhe shumë më tepër varfëri. Emigracioni sot është shkolla më e mirë profesionale. Cështja jonë strategjike është si ti bindim këta njerëz të rikthehen të jetojnë prapë aty nga ikën.Nëse qeverisim më mirë kanë më shumë arsye të kthehen. Unë besoj se sot ka ardhur koha më shumë se kurrë edhe për një administratë diaspore. Një administratë e cila të stimulojë ata që shkollohen jashtë. Është hapur debati për reformën në drejtësi, por kam dyshime se kjo reformë do të arrijë të pastrojë ata gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar. Do të ishte mirë që të merrnim njerëz të shkolluar jashtë, sepse vijnë nga një vend ku drejtësia nuk tregtohet. Një shembull për tu dhënë është Kombëtarja e Shqipërisë. Me të rinjtë nga diaspora arritëm të kualifikohemi në Evropian”.Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri replikoi me Blushin.Saimir Tahiri: Kolegu Blushi tha më parë që largohen ende shqiptarë. Është e vërtetë.A është fenomen shqiptar? Ikin grekë nga vendi i tyre, ikin italianë nga vendi i tyre, ikin maqedonas nga vendi i tyre, ikin shtetas kosovarë nga Kosova, ikin serbë nga Serbia... është fenomen që shkon përtej kufijve të Shqipërisë! Sepse, në një botë të tillë, të kërkosh fatin aty ku e gjen më të kollajtë është normale. Është e ligjshme. Por dhe mua më pëlqen të ushtrohemi këtu me njëri-tjetrin e të pyesim veten “Për çfarë ikin shqiptarët?”E para, një korrigjim: shifrat që shpesh thuhen këtu janë të pavërteta.E dyta: një pikëpyetje për të gjithë bashkë për atë që nuk kemi bërë në 25 vjet, duke i dhënë shqiptarëve mundësinë ta kenë më të lehtë të jetojnë jashtë sesa këtu.E në fakt ky vend nuk po zbraset nga njerëzit. Po zbrazet nga njerëzillëku. Nga qytetaria.Ky vend nuk po zbraset nga njerëzit. Po zbrazet nga mirësjellja.Ky Parlament, kjo seancë sot, janë treguesi më i mirë i çfarë do të thotë që dhe Parlamentin ta kthesh në një batërdi ku vlerat nuk mungojnë (për disa) e shkelen me këmbë (nga një pjesë tjetër).Është kjo arsyeja përse (çdo të enjte në Parlament, e në çdo foltore partie, e në çdo emision, debat e deklaratë) të dëgjosh për “banditë”, “kriminelë”, “hajdutë”, “vrasës”, sigurisht ka pak vend në Shqipëri për njerëzit e mirë. Nuk po zbrazet nga njerëzit Shqipëria. Po zbrazet nga morali, ndershmëria, vlerat! Nuk po zbrazet nga njerëzit, po zbrazet nga drejtësia e pabërë në 25 vjet! Dhe nuk i vlen askujt në këtë sallë të numërojë njerëzit (a thua se janë inventar magazine). Ne na vlen t’i mbrojmë vlerat e t’i promovojmë! E këtë ta bëjmë duke besuar.