AK në kërkim të votës elektronike, protestojnë para Konsullatës në Milano

Aleanca Kuq e Zi ka dalë në një protestë sot përpara Konsullatës shqiptare në Milano për të protestuar bashkë me emigrantët në kërkim të drejtës së votës elektronike.Protesta drejtohet nga kreu i AK, Kreshnik Spahiu, i cili tha në fjalën e tij se emigrantët shqiptarë janë të vetmit në Europë që nuk votojnë.Nga ana e tyre protestuesit kanë deklaruar se kanë 25 vjet pa votuar dhe se PS dhe PD i kanë mashtruar.Aleanca Kuqezi po organizon protesta te emigranteve neper Europe.