470 fëmijë u paraqitën në fundjavë në QSUT, anashkalohet mjeku familjes
Luhatja e menjëhershme e temperaturave ka sjellë fluks të pazakontë të fëmijëve të prekur nga viruset gripale. Në Urgjencën e QSUT-së vetëm në fundjavë 470 të vegjël kanë marrë ndihmën e mjekut. Shkak për këtë fluks është moszbatimi i sistemit të referimit dhe anashkalimi i mjekut të familjes.Ky është fluksi i pacientëve në Pediatri në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza.Fëmijët e vegjël janë më të ekspozuar ndaj luhatjes së menjëhershme të temperaturave që për shkak të imunitetit të dobët, janë prekur nga viruset gripale.Në urgjencën e QSUT-së, të vegjlit janë paraqitur me temperatura të larta, dhimbje fyti dhe kollë.Fluksi në fundjavë është gati i papërballueshëm për shkak se të gjithë prindërit në kryeqytet dhe jo vetëm paraqiten në Urgjencë pasi qëndrat shëndetësore janë të mbyllura dhe anashkalojnë mjekun e familjes.Të shtunën dhe të dielën që lamë pas, 470 të vegjël kanë marrë ndihmën e mjekut në këtë shërbim.Në raste të tilla, bluzat e bardha rekomandojnë prindërit të mos veshin me rroba të trasha fëmijët, po ashtu të shmangin ambjente kolektive.Sugjerohet konsumimi i sa më shumë lëngjeve për të vegjlit.[caption id="attachment_677924" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Fluksi i njerezve ne pediatri[/caption]