Lejet e ndërtimit, kryeministri Rama: U hap rruga pasi ndaluam ndërtimet pa leje

Rruga për lejet e ndërtimit në vend është hapur plotësisht pasi ndërtimet e paligjshme janë kufizuar  dhe territori është vënë në kontroll. Këtë deklaratë ka bërë kryeministri Rama pasi ka vizituar një fabrikë tullash në kryeqytet.Rama: Sjella e të vegjëlve ka filluar të ndryshojë. Të mëdhenjtë nuk mund ti përdorin më të vegjlit dhe ti abuzojnë për të shfryrë në mënyrë të paligjshme paranë. Nga ana tjetër përsa i përket ndërtimit jemi në kushte të tjera dhe po çlirohet plotësisht. Njësitë e banimit në të gjithë zonën rurale, që ju i keni më problem tani ndërtohen pa problem, mjafton që të vazhdoni me proçedurat në Bashki.Ndërkohë Rama tha se qeveria ka ndrsyhuar taktikën për aksionin kundër informalitetit, duke përdorur instrumenta dhe politika  që të mos trembet biznesi dhe  investitorët.Rama: Lufta kundër informalitetit po jep rezultate, por ka akoma shumë për të bërë. Ne po përpiqemi dhe bëjmë çmos të mos e stresojmë biznesin. Kemi ndryshuar taktikë sepse tani jemi në një fazë tjetër. Kemi një tru elektronik në tatime që bën gjithë mbledhjen e xhirove dhe që jep alarm kur ka devijime. Do ta zgjerojmë këtë tru elektronik edhe me partneritetin për interesin publik për mbledhjen e tvsh. Ju përfitoni drejtpërdrejtë që ulet shumë konkurrenca e pandershme.Duke theksuar angazhimin e qeverisë në proçesin e formalizimit të ekonomisë, Kryeministri u shpreh se formalizimi nuk do të lejojë përfitues të pandershëm që abuzojnë në kurriz të bizneseve të vogla.