Kukës, rikthehet energjia pas 24 orësh, dëmtohen çatitë e shkollave

Stuhia e fortë që ka përshkruar gjithë rajonin verilindor të vendit ka shkaktuar mjaft probleme të mëdha në sistemin energjitik duke dëmtuar shtyllat e tensionit të lartë të transmetimit të energjisë nga hidrocentrali i Fierzes drejt Nënstacionit të Rexhepajve duke lënë për 24 orë pa energji rrethin e Kukesit dhe Hasit.Grupet e punës në terren pasi kontrolluan gjithë gjatësinë e linjës së tensionit të lartë riparuan defektet që u krijuan si pasojë e kësaj stuhie.Erërat e forta kanë shkaktuar dëme edhe në godinat arsimore duke dëmtuar çatitë  e shkollës në fshatin Pistë të Njësisë Administrative Malzi dhe kopshtin e qytetit të Krumës në bashkinë e re të Hasit.