Milan Brglez: I kënaqur me reformat, do t'ju çojnë drejt anëtarësimit në BE

Kreu i Parlamentit të Sllovenisë Milan Brglez ka mbetur i kënaqur nga reformat që Shqipëria po ndërmerr. Në konferencën e përbashkët me kryeparlamentarin Meta, Brglez tha se reformat do t'ju ndihmojnë për tu anëtarësuar në BE.Brglez: Sllovenia ka mbështetur përpjekt e shqipërisë për integrimin në be dhe do të mëbshtesim përpjekjet e saj për anëtarësim të plotë në beJami të kënaqur me reformat që ka ndërmarrë Shqipëria, në mënyrë të vencantë për reformën në drejtësi dhe dekriminalizimin.Ne si parlamentare e kuptojmë se përtej këtyre reformave ka një përpjekje të madhe dhe vullnet politik. Shpresojmë që këto reforma do të ndihmojnë për anëtarësim të plotë në BE.Meta: Në vlerësojmë ekspertizën sllovene brenda strukturave të BE. Nënshkruam memorandumin e bashkëpunimit përmes të cilit konfirmuam vullneton për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve tona. Kronizë të përbashkët bashkëpunimi për integrimin në BE.Kemi rënë dakord që të intesifikojmë shkëmbimet parlamentare. Në Kuvendin tonë grupi ynë i miqësisë me Slloveninë do të drejtohet nga Fatmir Toci.E njoha kolegun slloven me reformat e rëndësishme dhe në vencanti atë të drejtësisë.Lufta kundër tëerrorizmit është prioritet i vendeve tona, si vende anëtare të NATO-s.Dua të theksoj se ftesa e NATO-s për anëtarësimin e Malit të Zi është një sinjal i qartë për të ardhmen euroatlantike për vendin ku jetojmë