Basha atakon Ramën: Satrap oriental, Shqipëria duhet të shpëtojë nga ky model

Demokracia e brendshme ka ofruar pamje të ndryshme mes dy partive më të mëdha në vend dhe pas kundërshtive në PS për të mos mbajtur zgjedhje për kryetarin, demokratët ngrenë edhe më fort zërin që socialistëve të mos u mohoet e drejta  e votës.Pas ish-kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha, është vetë shefi i opozitës Lulzim Basha që thumbon rivalin e tij politik se ka frikë nga zgjedhja e lirë, duke e këshilluar të masë besimin me votë.Basha: Po pse i duhet Edi Ramës të shpërfytyrojë dhe të deformojë kështu fizionominë politike të një familje, të një partie politike? Sepse zgjedhja e lirë e tremb, sepse zgjedhja e lirë nuk është vetëm liri por është edhe përgjegjësi, sepse zgjedhja e lirë është llogari dhe sepse llogaritë dhe bilancin i ka ku thërret qiameti. Brenda shtëpisë së tij politike, e në veçanti në raport me qytetarët shqiptarë. Po bën gjithçka për të shmangur zgjedhjet në partinë e tij, ky nuk është vizion europian, modern apo perëndimor. Është padyshim një model, por është një model satrapi oriental, është modeli jo i zhvillimit, por i frenimit të zhvillimit, jo i lirisë por i kontrollit me çdo kusht.Për kryedemoktratin shtëpia e socialistëve tashmë është kthyer në një shtëpi ushtarakësh, andaj u uroi atyre forcë për të kaluar këto ditë të errëta.Basha: Do tu duhet kjo në përballjen që kanë nisur për të ruajtur çfarë mund të ruajnë nga trupi i një organizate që ka nisur si parti dhe tashmë është kthyer në një kazermë të kryetarit. Një gjë është e sigurt, e jua themi sot nga kjo sallë e vullnetit të lirë të demokratëve, se partitë që mbysin votën e lirë, partitë që asgjesojnë vullnetin e lirë të anëtarëve jo vetëm janë të destinuara të mosqeverisin, por janë të destinuara të zhduken nga harta e historisë politike.Kryedemokrati gjeti rastin për tu deklaruar mbi atë çfarë po ndodh në  PS, ndërsa mori pjesë në Konventën e Forumit Rinor të Partisë Demokratike, ku strukturat drejtuese do të zgjidhen përmes parimit: një anëtar një votë.