Londra në panik nga shpërthimi i autobusit, skenë e filmit me Jackie Chan

Turistët dhe londinezët janë përfshirë pasditen e së dielës në panik dhe frikë, teksa një autobus dy katësh ka shpërthyer teksa po kalonte në urën “Lambeth”, fare pranë “Big Ben”.Mendimi i parë ishte për një sulm terrorist, por nuk ishte aspak diçka e tillë.Shpërthimi i kontrolluar i autobusit ka ndodhur për shkak se po xhirohej filmi “The Foreigner” ku protagonistë kryesorë janë aktorët Jackie Chan dhe Pierce Brosnan.Videoja është publikuar fillimisht në rrjetet sociale si një shpërthim por më pas gjithçka është sqaruar që ishte thjesht një skenë filmi.Megjithatë reagimet negative nuk kanë munguar, madje edhe nga deputetë të Parlamentit britanik, të cilët kanë thënë se shumë anglezë janë shqetësuar, duke i kujtuar 7 korrikun famëkeq të vitit 2005.“Herë të tjera kur të hidhni në ajër ndonjë autobus njoftoni, sepse të gjithë menduam se po përsëritej 7/7”, shkroi një përdorues me emrin Failnaut në Twitter.“Hey producentë, na njoftoni herën tjetër kur të shpërtheni ndonjë autobus në urën ‘Lambeth’ sepse fëmijët u tmerruan në park. Edhe unë u tmerrova gjithashtu. Dukej shumë reale”, shkroi Kinsella.Por autoritetet kanë thënë se banorët dhe bizneset ishin njoftuar me kohë që të dielën rreth orës 09:00 deri në 10:00 do të ketë një shpërthim të kontrolluar.30C1A31000000578-3435878-image-a-72_1454848561320 30F6F77900000578-3435878-image-m-71_145484855519030F6F6DC00000578-3435878-image-a-53_1454846972579 30F6F66F00000578-3435878-image-a-40_1454846908588 30F6F69D00000578-0-image-a-39_1454845663480 30F6F70500000578-0-image-a-38_1454845663460  30F78AC900000578-3435878-image-a-37_1454851489542 30F7404E00000578-3435878-image-a-62_1454848330838 30F7405A00000578-3435878-image-a-58_1454848315776 30F7404400000578-3435878-image-a-59_1454848322557