AAK “braktis” opozitën, ndryshe nga Nisma e Vetëvendosja pranon tryezën e Jahjagës

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, do të përfaqsojë opozitën në takimin e thirur nga Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, në qendër të së cilit pritet të jetë kriza politike dhe tejkalimi i ngërçit.Pas një hezitimi të gjatë, Haradinaj ka vendosur të jetë i pranishën në takimin ku sëbashku me Presidenten të pranishëm do të jenë liderët e partive kryesore politike në vend, Isa Mustafa i Lidhjes Demokratike të Kosovës  dhe Hashim Thaçi i Partisë Demokratike të Kosovës.Në një deklaratë për mediat, Haradinaj argumenton pjesmarrjen në takim përmes 6 pikave, ku nënvizon se AAK do të mbetet e palëkundur në frontin e përbashkët opozitar të kundërshtimit të degradimit të mëtejshëm të shtetit.Lëvizja Vetëvendosje dhe Nisma për Kosovën kanë refuzuar të marrin pjesë në këtë takim të presidentes Jahjaga, e cila në fund të mandadit po përpiqet ti japë një zgjidhje krizës politike në Kosovë, të nisur që pas nënshkrimit të marrëveshjeve me palën serbe në Bruksel.Në takimin e së hënës pritet të marrë pjesë edhe Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie.Protesta e radhës e partive opozitare mbahet me 17 shkurt 2016, në përvjetorin e 8 të pavarësisë së Kosovës.Ja 6 arsyetimet e Haradinajt:

  1. I jam përgjigjur pozitivisht takimit të Presidentes në mënyrë që prezantoj qëndrimin tonë, tashmë të bërë publik e të palëkundur se si të dalë vendi nga kriza institucionale politike.
2.Në këtë tryezë do të kërkoj që të shpërndahet parlamenti dhe vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme, si e vetmja mundësi kjo për të dalë nga kriza.3.Po ashtu do të kërkoj që zgjedhja e presidentit të bëhët me votë të drejtpërdrejtë nga populli.4. Do t'i njoftoj akterët e kësaj tryeze se Opozitae bashkuar është e vendosur ta vazhdojë kundërshtimin politik e qytetar deri në përgjigje pozitive për këto kërkesa.5.Vlerësoj se izolimi i udhëhehësve opozitarë, nënkupton izolim nga kauza e drejtë e opozitës, e cila duhet të depërtojë çdo kund, duke përfshirë edhe qarqet ndërkombëtare. Ndërkaq vlerësimet e individëve për qëndrimin tim dhe të AAK-së, në raport me këtë tryezë, i konsideroj ose të ngutshme, ose me agjendë.6.Pavarësisht prej të gjithave, AAK do të mbetet e palëkundur në frontin e përbashkët opozitar të kundërshtimit të degradimit të mëtejm të shtetit!