Pegida sërish protesta të dhunshme në Dresden të Gjermanisë

Rreth 7 mijë protestues të lëvizjes ksenofobike PEGIDA u mblodhën sërish në njëprotestë të dhunshme në Dresden të Gjermanisë, pasi Turqia paralajmëroi se mijëra refugjatë nga Siria kanë mbetur të bllokuar në pikën kufitare të Kilis pas largimit nga Alepo teksa bombardimet janë përshkallëzuar.Protesta kundër ardhjes së mijëra emigrantëve nga Lindja e Mesme dhe Afrika u organizuan edhe në vende të tjera të Europës por më të mëdhatë dhe të ashprat ishin ato në Dresden dhe në Pragë."Ligji është shkelur 1 milionë herë në kufijtë tanë. Nuk ka më justifikime" tha Stefan, një protestues i PEGIDA-s."Zgjidhja është që Europa të ngrejë një fortesë. Ne duhet të kontrollojmë kufijtë tanë, sepse këtu nuk po vijnë vetëm ata nga vendet e luftës. Duhet të vendosim kontrolle të rrepta dhe të respektojmë rregullat e ligjet" tha Bright, një tjetër protestues.Gjatë protestës u regjistruan edhe disa përplasje fizike mes forcave të policisë dhe protestuese. Grupimi i krahut të djathtë e sheh krizën e refugjatëve në Europë si një mundësi për të shpërndarë mesazhin e tyre.Që prej 20 tetorit të vitit 2014 në Dresden, që është edhe kryeqendra e tyre, anëtare të Levizjes Pegida kanë kundërshtuar hapur ismalizimin e Gjermanisë si dhe politikat e emigrimit dhe azil-kërkuesve në Gjermani por edhe në mbarë Europën. Ndërkohë nuk munguan edhe anti-protestat ku qytetarë të shumtë protestuan nën moton "Solidaritet në vend të përjashtimit" apo "S'ka vend për nazistë".Sipas sondazheve më të fundit në shtetin më të madh të Euripës, 80% e gjermanëve besojnë se qeveria e tyre e ka humbur tashmë kontrollin e krizës së refugjatëve dhe Angela Merkel po e humb besimin e tyre, duke bërë që në vend të rritet presioni ndaj kancelares, e cila deri më tani ka refuzuar të ndryshojë kurs.Vetëm një ditë më parë, Ankaraja zyrtare tha se mijëra sirianë kanë mbërritur në kufijtë e saj, ku vetëm nga Alepo janë nisur mbi 35 mijë refugjatë.30F0550A00000578-0-image-a-6_1454776304923 30F00EA000000578-0-image-a-13_1454776311951 30F0194000000578-0-image-a-8_1454776306603/Oranews.tv/