"Forcat e huaja që do hyjnë në Siri, do të rikthehen në shtëpi me arkivol"
"Forcat e huaja që do hyjnë në Siri, do të rikthehen në shtëpi me arkivol". Kjo ka qënë deklarata shokuese dhe paralajmërimi i bërë nga ministri i Jashtëm sirian, Walid al-Moallem, gjatë një konference për shtyp në Damask, në përgjigje të raporteve të fundit, se gjatë muajit shkurt edhe Bahreini dhe Arabia Saudite janë gati për të dërguar trupa në Siri, për të luftuar kundër grupeve ekstremiste.Ministri i Jashtëm tha prerazi se kjo është provë e gjallë që perëndimi po synon të ndërhyjë sërish në punët e brendshme të Sirisë dhe se qeveria siriane do të mbrojë me vendosmëri sovranitetin e saj territorial."Për të gjithë ata që na luftojnë dhe do të na luftojnë. Ja ku e keni paralajmërimin tim: Cdo trup që do të zaptojë dhe dhunojë territorin e sirisë, do të kthehet në shtëpi në arkivol"I pyetur për bisedimet mes Sirisë dhe Kombeve të Bashkuara, të pezulluara deri në fund të këtij muaj, ministri kishte këtë përgjigje."Qeveria siriane do të marrë pjesë vetëm në dialogun me popullin sirian. Ne s'do të kërkojmë asnjë ndërhyrje tjetër. Do ta konsiderojmë dhe do të marrim një vendim" tha ai.I dërguari special i Kombeve të Bashkuara në Siri, Staffan de Mistura lajmëroi pezullimin e bisedimeve vetëm 3 ditë pasi kishin nisur, duke theksuar se të dy palët nuk ishin përgatitur sic duhet./Oranews.tv/