"Stop Dhunës", mesazhet sensibilizuese përmes videove me metrazh të shkurtër

Nëpërmjet filmave me metrazh të shkurtër, gjimazistët e “Petro Nini Luarasit” synojnë të ndërgjegjësojnë opinionin publik kundër dhunës në familje dhe në shkollë. Ata kanë qenë aktorët dhe regjisorët e këtij projekti, duke realizuar filmime që përcjellin përjetime të dhunës. Materialet do të shpërndahen në rrjete sociale, duke qenë të aksesueshme nga të gjithë qytetarët.Me këto mesazhe të forta, gjimnazistët e “Petro Nini Luarasit” synojnë të ndërgjegjësojnë opinionin publik kundër dhunës.Si projekt i kurrikulës së arsimit, klasat e 11-a në këtë shkollë kanë qenë vetë regjisorë dhe aktorë për të realizuar film me metrazh të shkurtër mbi zinxhirin e dhunës që nga bankat e shkollës, nxënës-mësues e deri brenda mureve të shtëpisë.Nxënësja: Klasa jonë e punoi këtë projekt dhe realizoi një film me metrazh të shkurtër ku tregohej dhuna dhe ideja e klasës sonë ishte zinxhiri i dhunës i cili kalonte nga dhuna në punë që ushtrohej nga Drejtori tek punonjësit, më pas dhuna në familje dhe si transmetohej kjo dhunë tek fëmijët dhe më pas sesi e transmetojnë këtë dhunë vetë fëmijët tek shoqëria.Këto janë disa nga mesazhet të shkruara që synojnë të mbeten në vëmendjen e shoqërisë  për ti thënë “Stop Dhunës” në të gjitha dimesionet e saj.Gara për të realizuar filmin më të bukur ka përshirë në një punë intensive jo vetëm të rinjtë e gjimnazit, por dhe vetë mësuesit dhe drejtuesen e shkollës Teuta Bracaj.Teuta Braçaj: Nxënësit e kanë pritur shumë mirë, kanë punuar shumë bashkarisht. Është një projekt që mund të themi se na doli edhe jashtë përmasave ne si shkollë sepse me dëshirën që ata të sillnin diçka më të bukur, janë futur në një lloj konkurence dhe gare. Sepse faktikisht projekti nuk është se është garë, projekti është të sjellim diçka të bukur, diçka të mirë. Në bazë të kësaj ata vlerësohen në fund me një certifikatë që kanë marrë pjesë në këtë projekt. Tani ata janë 13 klasa të 11 që janë futur në një garë se kush ta bëjë më të bukur dhe më pëlqejnë më tepër mesazhet që ata japin.Të gjitha filmimet do të postohen në rrjete sociale dhe në websiten e shkollës, do ti shpërndahen ish-nxënësve, personave publikë dhe të gjithë atyre që nëpërmjet filmit kuptojnë vuajtjet dhe pasojat që lë pas dhuna.Mesazhet kundër këtij fenomeni janë të qarta; për një brez më të shëndetshëm dhe një shoqëri më të mirë.