Kundër koncesionit të HEC-it të Skavicës: Shqipëria po shitet kundrejt ryshfeteve
Aleanca Kuq e Zi ka protestuar kundër dhënies me konçesion të Hidrocentralit të Skavicës. Mbështetësit e kësaj lëvizje kanë ndezur fishekzjarrë përpara Ministrisë së Energjisë, duke akuzuar Qeverinë se po shet Shqipërinë në këmbim të ryshfeteve.Aleanca Kuq e Zi ka protestuar përpara Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë kundër dhënies me konçesion të Hidrocentralit të Skavicës.Kreu i AK-së, Kreshnik Spahiu, ka akuzuar Qeverinë se po shet Shqipërinë në këmbim të ryshfeteve.Kreshnik Spahiu: Ne jemi këtu për të protestuar dhe për të thënë: Shqipëria dhe pasuritë e saj nuk janë për tu shitur! Shqipëria dhe pasuritë e saj nuk mund të jepen me konçesion. Njëherë e mirë do ta bëjmë tym dhe flakë që të ndezim çdo ndjenjë patriotike për një Shqipëri që meriton ndryshe. Bashkohuni për të anulluar të gjithë kontratat korruptive.