Zjarr në ambientet e komisariatit të policisë në Rrëshen

Flakët kanë përfshirë komisariatin e Policisë Mirditë mesditën e së dielës, 7 shkurt 2016.Flakët e zjarrit janë pikasur rreth orës 13:50 në zyrën e informacionit për qytetarët, por fatmirësisht nuk ka patur persona të lënduar.Në momentin e zjarrit brenda zyrës ka qenë një punonjës policie i cili sapo ka vënë re flakët e zjarrit ka dalë menjëherë jashtë dhe ka njoftuar zjarrfikësit.Këta të fundit kanë ndërhyrë ne kohë, duke bërë të mundur izolimin e flakëve për të mos u përhapur në te gjithë objektin.Është dashur të pakten 30 minuta punë që zjarri të shuhet plotësisht. Policia thotë se pas kqyrjes së vendngjarjes kanë konstatuar se pasojë e këtij zjarri është vetëm televizori i djegur dhe asnjë dokument apo material tjetër brenda në zyrë.Nga hetimet e para është bërë i ditur se shkak për zjarrin është bërë një shkendijë elektrike."Nga veprime të tjera hetimore dhe proçeduriale,  në prani dhe të ekspertit piro- teknik të PMNZSH- së Mirditë, pas verifikimeve të bëra, ka rezultuar se shkaku i rënies së zjarrit në këtë ambjent ka qënë një defekt elektrik apo masë elektrike në pajisjen elektronike televizor, e cila ka shkaktuar djegien e tij të menjëhershme". [caption id="attachment_671744" align="alignnone" width="450"]zjarr mirdite1 Ne foto: Ndërtesa e komisariatit të policisë në Rrëshen e përfshirë nga flaket[/caption]/Oranews.tv/