Rama: Fronti kundërshtues i reformave udhëhiqet nga qeveria e vjetër

Fushata e anëtarësimeve në PS, ka mbërritur në kryeqytetit, ku teserat u shpërndaren ne selinë roze, nga kryesocialsit Edi Rama dhe deputetët e këtij qarku.Zyra qendrore e partisë më të madhe të majtë  në vend, ndryshe nga ditët e tjera, nuk kishte simpatizantë që kërkonin punë, por kryesisht të rinj, që duan të jenë pjesë e programit të Rilindjes.Edi Rama, për t’i bindur se kishin  zgjedhur drejtimin e duhur, renditi reformat e marra nga qeveria, që nga ulja e taksave, tek kontrolli mjekësor falas, dhe për ata që mund të hezitonin, i ftoi t’i bashkoheshin betejës për të zmbrapsur, partitë apo individët që nuk i duan reformat shtetformuese.Edi Rama: “ Po pse duhet të jemi ne anëtarë të PS!? Sepse Partia socialiste sot ka nevojë për të dyfishuar fuqinë e saj.  Sepse reformat kanë krijuar - dhe kjo është e natyrshme, - një front kundërshtie që ka mbledhur forca të ndryshme, individë të ndryshëm, për arsye të ndryshme kundër reformave. Ky front kundërshtie që udhëhiqet nga qeveria e vjetër ka synimin e qartë që të deformojë të vërtetën, duke abuzuar apo përfituar nga vështirësitë, të spekulojë dhe të sajojë gjera të paqëna, shifra të pavërteta, për tu thënë njerëzve se në fakt reformat do sjellin dëme të mëdha, të arrijnë deri në pikën që tu thotë njerëzve se papunësia është rritur, ekonomia ka rënë, se njerëzit po ikin nga Shqipëria, etj, të gjitha këto të pavërteta, që ky front synon ti ktheje në energji negative, duke abuzuar me problemet që kanë njerëzit.Por, reformat nuk e kënaqin mjaftueshëm, as vetë kryeministrinEdi Rama: Natyrisht që ekonomia shqiptare sot nuk po lulëzon. Do të ishim magjistarë po ta kishim bërë të lulëzonte, po të kemi parasysh nga u nisëm dy vjet e gjysmë më parë. Por sot, ekonomia shqiptare po jep shenja shumë inkurajuese rimëkëmbjeje.Kryesocialisti evitoi të përmendte drejtëpërdrejtë debatin që po shoqëron PS, me afrimin e Kongresit, për zgjedhjet por kundërshtitë brenda radhëve të saj, i solli në shtëpinë e socialsitëve, përmes batutës, deputeti Pandeli Majko. Pandeli Majko: Unë kam pak dorë të keqe se i kam dhënë teserën Koço Kokëdhimës, por dhe Ben Blushit. Kujdes tani je mes dy alternativave zgjidh nga do të shkosh por të dyja janë brenda PS-së mos u shqetësoEdi Rama: Pandi të dha dy alternative por ti mbahu fort pas Pandit se historia ka treguar që Pandi gjithmonë i mbijeton çdo dallge, Kështu që dhe mua që rri me Pandin më ka dalë më mirë sesa ata që shkojnë andej këndej.Kryeministri prezantoi edhe faqen e re të interentit ku mund të bëhen anëtarësimet online në PS./Oranews.tv/