Koreja e Veriut lëshon satelitin, rriten tensionet
Korea e Veriut ka hedhur në orbitë satelin e paralajmëruar prej ditësh, duke ndezur reagimin e ashpër tek ndërkombëtarëve.Lajmi u dha nga media shtetërore koreano veriore e cila publikoi edhe foto të momentin të lëshimit dhe u konfirmuan edhe nga shtetet fqinje.Autoritetet e Penianit njoftuan se sateliti hyri në orbitë vetëm 10 minuta pas lëshimit nga qendra e hapësirës në Sohae, ndërsa paralajmëruan se të tjerë do të hidhen në të ardhmen.Reagimi i Koresë së Jugut, Japonisë dhe SHBA-së ishte i menjëhershëm, dhe tre shtetet kërkuan një mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit brenda ditës së dielë.Ndërkohë Korea e Jugut njoftoi planet me SHBA për të vendosur një sistem mbrojtës raketor të avancuar për ti bërë ballë çdo kërcënimi nga fqinji verior.Autoritetet koreano veriore këmbëngulin se programi ka vetëm arsye shkencore por sipas Koresë së Jugut, SHBA-së madje dhe Kinës lëshimi i raketave synon zhvillimin e një rakete balistike ndërkontinentale që mund të arrijë deri në SHBA.Edhe në fillim të këtij viti, Korea e Veriut shkaktoi një valë kritikash ndërkombëtare pas testit të katërt të bombës bërthamore, ndërsa analistët koreano jugor kanë paralajmëruar se qeveria e Penianit mund ta përdorë këtë bombë në prag të festimeve të ditëlidnjes së diktatorit korenao verior që është më 16 shkurt./Oranews.tv/