Ligji i pronave në Gjykatë Kushtetuese

Dy ditë pas rrëzimit të dekretit të tij në Kuvend për rishqyrtimin e ligjit të pronave, Presidenti i Republikës nuk është tërhequr po ka njoftuar se do ta dërgojë ligjin në Gjykatën Kushtetuese.Në argumentat e tij për këtë nismë, kreu i shtetit këmbëngul se ai është antikushtetues.Sipas Bujar Nishanit, ligji cënon parimet bazë të sigurisë juridike dhe barazisë para ligjit."Ligji, në tërësinë e tij, cënon parimet bazë kushtetuese të sigurisë juridike, barazisë para ligjit, zhbën konceptin e ekonomisë së tregut si dhe bie ndesh me vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe standardin e vendosur nga Gjykata Evropiane e Të Drejtave të Njeriut"Presidenti më tej vë theksin tek rëndësia impakti madhor që ka ky ligj te qytetarët ndërkohë që është cilësuar si një nga prioritetet kyç për hapjen e negociatave me BE-në. Ligji është kundërshtuar edhe nga ish-pronarët.Ata protestuan para Kuvendit ndërsa në sallën e seancave plenare diskutohej dekreti i Presidentit për rishqyrtim të draftit. Edhe ish-pronarët paralajmëruan ankimim në Gjykatën Kushtetuese.asf/Oranews.tv/