Ish-pronarët protestojnë për ligjin e pronave, PD: Do ta shfuqizojmë
Pak para nisjes së seancës plenare të së enjtes ku një ndër pikat e rendit të ditës ishite ligji për kthimin dhe kompesimin e pronave, ish-pronarët zhvilluan një protestë ku kërkuan mosvotimin e ligjit që sipas tyre u cënon të drejtat.Ish-pronari: Zotërinj deputetë, ligji që keni sot në tavolinë do të sjellë pasoja të rënda në ekonominë e vendit.Ish-pronari: Hapat e mëtejshëm janë.., ne jemi të sigurtë që ky ligj që kalon sot është i dënuar me vdekje sepse jo vetëm që duhet ta rrëzojë Gjykatat Kushtetuese për shkeljet kushtetuese që ka, por kemi besim të plotë që edhe Këshilli i Europës nëpërmjet Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut do ta kthejë këtë ligj.Ish-pronarja: Ne ja dhamë votat për ato që na premtuan dhe nga premtimet që bënë na gënjyen dhe tani po na heqin kokat.Në mbështetje të ish-pronarëve doli edhe opozita e cila qëndrimin e saj kundër ligjit të paraqitur nga qeveria e ka shprehur edhe në Komisionet parlamentare, duke votuar kundër.Deputeti, Oerd Bylykbashi, u shpreh se opozita është në krah të ish-pronarëve dhe sapo të vijë në pushtet do ta shfuqizojë ligjin e pronave.Bylykbashi:Ua japinn me ankand shokëve dhe miqve dhe nuk është çudi që ata nipërit e atyre që ua shpronësuan, ua morën pronën dikur, do të jenë ata që do të blejnë pronën tuaj. Qëndrimi politik i PD pa asnjë ekuivok: Ky ligj është antikushtetues, bie ndesh me jurisprudencën e gjykatës së Strasburgut.Por ne nuk do presim deri aty, sapo ne të kemi mundësinë, ditën e parë ky duhet shfuqizuar si ligj dhe ky është një angazhim politik.Komisioni i Ligjeve disa ditë më parë rrëzoi dekretin e Presidentit Nishani për ligjin e kthimit dhe kompesimit të pronave.[caption id="attachment_660304" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Protesta e ish pronareve tek Parlamenti[/caption]