Fqinjët akuzohen se vranë 45 vjeçarin në Krujë. I zunë rrugën me thasë me shkarpa

Vrasja me automatik e 45 vjeçarit mbrëmjen e 19 janarit 2016 në Krujë ka pasur motiv grabitjen.Policia e Durrësit deklaron se ka zbardhur dhe dokumentuar krimin duke vënë në pranga 5 persona si të dyshuar si autorë të tij, dhe një tjetër është shpallur në kërkim.Mes të arrestuarve janë dy vëllezër fqinj të viktimës, një kushëri i tyre, dhe 2 kunetërit.Admir Haka 32 vjeç, banues në fshatin Zezë, Krujë, i dënuar më parë për armëbajtje pa lejeHerton Haka 18 vjeç, lindur në Zezë, Krujë;Aleksander Haka 28 vjeç, banues në në fshatin Zezë, Krujë;Hekuran Boci 23 vjeç, banues në fshatin Halil, Krujë;Olti Metuku (Agron), banues në Kamëz, Tiranë.Gjithashtu, është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit:Elton Ceka vjeç, banues në Tiranë.Arrestimi i tyre u bë pasi: "Në bashkëpunim me njëri tjetrin, kishin vendosur grabitjen e shtetasit Fatmir Pula" informon policia.Autorët mbikqyrën lëvizjet , i zunë rrugën me thasë me shkarpaMbrëmjen e 19 Janarit  Fatmir Pula po kthehej nga lokali i tij që e kishte me qira në Kamëz, për në banesë, në fshatin Zezë, Krujë."Shtetasi, Olti Metuku e ka mbajtur nën vëzhgim viktimën në momentin që ai ka dalë nga lokali dhe ka lajmëruar autorët e tjerë. Shtetasi, Herton Haka, vëllai i Admir Hakës, ka qenë i fshehur në kthesën që të çonte në banësen e viktimës, nga fshati Nikel për në Zezë dhe ka njoftuar dy autorët e tjerë që makina në të cilën ndodhej viktima po vinte në drejtim të tyre.Shtetasit, Elton Ceka dhe Admir Haka, të dy të armatosur, Elton Ceka me një armë zjarri automatik dhe Admir Haka me pushkë, i kanë bllokuar rrugën viktimës me thasë me shkarpa dhe shtetasi Elton Ceka ka qëlluar me 4 plumba me armë zjarri automatik në drejtim të shtetasit Fatmir Pula, i cili ka gjetur edhe vdekjen e menjëhershme" informon policia e Durrësit.[caption id="attachment_660530" align="alignnone" width="640"]Ne foto: Fatmir Pula, viktima ne Kruje Ne foto: Fatmir Pula, viktima ne Kruje[/caption]Djali i xhaxhait u siguroi armenShtetasi Aleksandër Hakaj i ka furnizuar me fishekë autorët, i ka strehuar natën e krimit, dhe njëkohësisht ka mbajtur edhe armët e krimit, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provave materiale:një armë zjarri automatik model 56 kalibër 7.62;një pushkë model 63;4 copë fishkë luftarakë.Autoret fqinj te viktimesSipas policise: Shtetasit Admir dhe Herton Haka janë vëllezër dhe njëkohësisht komshinj me viktimën. Shtetasi Aleksandër Haka është djali i xhaxhait të shtetasve të mësipërm. Shtetasit Hekuran Boci dhe Olti Metuku janë kunetërit(burrat e motrave) të shtetasve Admir dhe Herton Hakës.Akuza: Vjedhje me pasoje vdekjen Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale: • ”Vjedhje me pasojë vdekjen kryer në bashkëpunim”në ngarkim të shtetasve Admir Haka, Herton Haka, Hekuran Boci, Elton Ceka dhe Olti Metuku, parashikuar në nenet 141 dhe 25 të Kodit Penal •Përkrahja e autorit të krimit, dhe Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”ne ngarkim të shtetasit Aleksandër Haka, parashikuar në nenet 302 dhe 278 të Kodit Penal.https://www.youtube.com/watch?v=SX36uLyg2Vs[caption id="attachment_660440" align="alignnone" width="640"]Ne foto: Momenti i operacionit te policise per arrestimin e nje prej te dyshuarve Ne foto: Momenti i operacionit te policise per arrestimin e nje prej te dyshuarve[/caption][caption id="attachment_660441" align="alignnone" width="640"]Ne foto: Momenti i arrestimit te nje prej te dyshuarve per vrasjen Ne foto: Momenti i arrestimit te nje prej te dyshuarve per vrasjen[/caption][caption id="attachment_660442" align="alignnone" width="640"]Ne foto: Momenti i arrestimit te nje prej te dyshuarve per vrasjen Ne foto: Momenti i arrestimit te nje prej te dyshuarve per vrasjen[/caption][caption id="attachment_660443" align="alignnone" width="640"]Ne foto: Sekuestrimi i armeve gjetur personit te dyshuar per vrasjen Ne foto: Sekuestrimi i armeve gjetur personit te dyshuar per vrasjen[/caption][caption id="attachment_660485" align="alignnone" width="640"]Ne foto: Nje prej personave te dyshuar arrestohet ne autobus Ne foto: Nje prej personave te dyshuar arrestohet ne autobus[/caption][caption id="attachment_660429" align="alignnone" width="640"]Ne foto: Një prej personave e dyshuar për vrasjen duke u shoqeruar per ne polici Ne foto: Një prej personave e dyshuar për vrasjen duke u shoqeruar per ne polici[/caption][caption id="attachment_660430" align="alignnone" width="640"]Ne foto: Një prej personave e dyshuar për vrasjen duke u shoqeruar per ne polici Ne foto: Një prej personave e dyshuar për vrasjen duke u shoqeruar per ne polici[/caption][caption id="attachment_660431" align="alignnone" width="640"]Ne foto: Një prej personave e dyshuar për vrasjen duke u shoqeruar per ne polici Ne foto: Një prej personave e dyshuar për vrasjen duke u shoqeruar per ne polici[/caption][caption id="attachment_660432" align="alignnone" width="720"]Ne foto: Një prej personave e dyshuar për vrasjen duke u shoqeruar per ne polici Ne foto: Një prej personave e dyshuar për vrasjen duke u shoqeruar per ne polici[/caption][caption id="attachment_660427" align="alignnone" width="640"]Ne foto: Një prej personave e dyshuar për vrasjen duke u shoqeruar per ne polici Ne foto: Një prej personave e dyshuar për vrasjen duke u shoqeruar per ne polici[/caption]/Oranews.tv/