Meta në Prishtinë mbrëmë u takua me Veselin, sot me opozitën

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta duket se ka marrë rolin e ndërmjetësuesit mes koalicionit qeverisës në Kosovë dhe opozitës pas krizës politike në vend dhe bllokimit të punës së Kuvendit.Një natë më parë Meta ka zhvilluar një takim me kreun e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ndërkohë që sot pritet që të zhvillojë një takim edhe me përfaqësuesit opozitar në vend për të diskutuar rreth krizës në vend.Kryeministri Isa Mustafa u ka bërë thirrje tri partive opozitare, Lëvizjes Vetëvendosje!, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nismës për Kosovën, që me 7 dhjetor të takohen dhe të diskutojnë.Ndërkohë, tri partitë opozitare ofertën e kryeministrit e kanë konsideruar si jo serioze duke shtuar se zgjidhja e vetme është anulimi i marrëveshjeve me Serbinë e Malim e Zi.Takimi ne oret e vona Mediat kosovare raportojnë se kryeparlamentari Ilir Meta ka zhvilluar një takim në orët e mbrëmjes, me homologun e tij Kadri Veseli, shkruan Zeri. info.Takimi është mbajtur në njërin prej restoranteve në periferi të kryeqytetit kosovar.Megjithë interesin e gazetarëve në Kosovë, Meta dhe Veseli nuk kanë pranuar të flasin.   Kryeparlamentari shqiptar ishte i shoqëruar edhe nga ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi./Oranews.tv/