Zhdukën 4.4 mln litra naftë bruto, mes të arrestuarve ish zv/shefja e Doganave

Pesë ish-zyrtarë të doganave janë arrestuar pasi akuzohen për shpërdorim detyre duke zhdukur 4.4 mln litra naftë “virxhin” nga depozitatat e një kompanie nafte, duke shkaktuar një dëm shtetit prej 2 mln euro nga shmangia e pagimit të akcizës.Prokuroria e Fierit ka ekzekutuar mbrëmjen e të shtunës, 5 dhjetor 2015, një vendim gjykate për 7 ish-zyrtarë doganash duke përfshirë edhe ish-zv/Drejtoreshën e Përgjithshme të Doganave Lula Njebza. Po ashtu janë arrestuar edhe Mirarbër Teneqexhiu, ish- Kryetar i Doganës Tiranë, Alfred Bushi, ish- shefi i Akcizës, Adrian Alikaj, doganier akcize, Syrja Misiraj, doganier akcize.Ndërsa u vendos "arrest shtëpie" për Ortenca Zorba, dhe Elona Jareci, doganiere akcize.Prokurorua njofton se masa "“arrest në burg”, për veprën penale të “Kontrabandës me mallra që paguhet akcizë”, është vendosur edhe për shtetasin Adrian Xhillari, administrator i kompanisë, i cili është shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi rezulton se është larguar nga Shqipëria para se të vendosej masa e sigurisë nga gjykata."Dëmi i shkaktuar 2 mln euro-Nga hetimet e Prokurorisë së Fierit, në bazë të materialit referues të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, ka rezultuar se kompania e shtetasit Xhillari ka marrë lejen nga autoritetet doganore për të transportuar naftën “virxhin” në pronësi të kompanisë së tij, nga depot e Mëzezit, Tiranë, për në depot pranë rafinerisë së përpunimit të naftës, në Ballsh. Por, rezulton se kjo sasi nafte (4.4 milionë litra), e cila nuk lejohet të dalë në treg pasi është e cilësisë bruto, nuk ka mbërritur në depozitat në Ballsh, por është shpërndarë nëpër pika karburanti në qytete të ndryshme të Shqipërisë, duke u shitur në treg të lirë. Krahas pasojave shumë të mëdha në mjetet e qytetarëve, “zhdukja” e kësaj sasie të madhe nafte, i ka shkaktuar shtetit një dëm që llogaritet në mbi 2 milion euro nga shmangia e pagimit të akcizës.

Po ashtu Prokuroria e Fierit shpjegon se "në vijim të hetimeve të saj, ka konstatuar se “zhdukja” e 4.4 milionë litrave naftë “virxhin” të “Tea Construction & Petrol” është realizuar edhe për shkak se zyrtarët e doganave që kishin për detyrë të regjistronin lëvizjen e sasisë së karburantit nga Mëzezi në Ballsh dhe të monitoronin depozitimin e saj në depot përkatëse, nuk e kanë kryer aspak detyrën e tyre."
Ne HetimGjykata e Fierit, pas kërkesës së Prokurorisë së këtij qytetit, ka caktuar masat e sigurisë “arrest në burg” për:1.      Lula Njebza, ish-zv/Drejtoreshë e Përgjithshme të Doganave;2.      Mirarbër Teneqexhiu, ish- Kryetar i Doganës Tiranë,3.      Alfred Bushi, ish- shefi i Akcizës4.      Adrian Alikaj, doganier akcize5.      Syrja Misiraj, doganier akcize, Eshtë vendosur masë e sigurisë “arrest në shtëpi” për shtetaset:6.      Ortenca Zorba, doganiere akcize7.      Elona Jareci, doganiere akcizeNë muajin Maj 2015, gjykata ka vendosur masën e sigurisë arrest në burg”, për veprën penale të “Kontrabandës me mallra që paguhet akcizë”, për shtetasin:1.      Adrian Xhillari, administrator i kompanisë “Tea Construction & Petrol”. Ky shtetas është shpallur aktualisht në kërkim ndërkombëtar, pasi rezulton se është larguar nga Shqipëria para se të vendosej masa e sigurisë nga gjykata.