Hand: Politika nuk e koncepton siç duhet Demokracinë

Këshilltari politik i Komisionit të Helsinkit, Robert Hand i cili ka qënë pjesë e delegacionit amerikan në vitin 1990 para se të vendosej pluralizimi deklaron se Shqipëria duhet të kishte përparuar më shumë.Sipas tij problemi madhor i politikës shqiptare është mungesa e të konceptuarit të demokracisë"Ekziston botëkuptimi që nëse ke shumicën e votave, mund të bësh ç'të duash dhe pala tjetër, duhet të mbyllë gojën. Demokracia nuk funksionon kështu. Duhet të përpiqesh të arrish konsensus me palën tjetër. Po ashtu duhet të flasësh më drejtëpërdrejt me njerëzit dhe të kuptosh se cilat janë shqetësimet e tyre. Ata mund të kenë votuar për ty por ndoshta arsyeja është thjesht se kundërshtari yt është më i keq dhe jo sepse mbështesin atë që bën ti. Dhe kur je në pushtet ke përgjegjësinë t'u shërbesh këtyre njerëzve. Dhe nuk besoj se kjo është bërë mjaftueshëm në Shqipëri. Ekziston ideja që kush fiton, duhet të marrë të gjitha përfitimet dhe nuk mban edhe përgjegjësitë që vijnë me fitoren.Robert Hand thotë se politikanët shqiptarë e shohin fitoren në zgjedhje si përfitim dhe jo si përgjegjësi"Këtu e shoh problemin e vërtetë me Shqipërinë deri tani. Dhe e gjitha kjo është përforcuar edhe më shumë nga korrupsioni dhe krimi i organizuar, që do të thotë se nëse je në qeveri dhe je pjesë e atij sistemi, mund të përfitosh jashtë mase nga ky fakt. Dhe sigurisht kur populli voton që të mos jesh më në qeveri, kjo do të thotë që je i ekspozuar ndaj ndjekjes penale dhe kjo e bën më të vështirë kur mbahen zgjedhjet për këdo që është në pushtet që të ngrejë një sistem në lirë dhe të drejtë sepse si çështje praktike ata duan të qëndrojnë në pushtet për të mbrojtur veten.Hand thotë se ambasadori amerikan në Tiranë Donald Lu po e bën të qartë se ka ardhur koha të thuhet mjaft më. Por nëse ai po kritikon qeveritarët nuk do të thotë se po mbështet opozitën