Fondet marramendëse për Gjermenin, Ministria e Zhvillimit Urban 1 mld lekë për rikonstruksion
Në kohën kur qeveria ka shtrënguar dorën për shpenzimet dhe investime dhe kur bizneset janë vënë përpara vështirësive të mbijetësës për shkak të krizës ekonomike, në buxhetin e 2016 janë parashikuar të përdoren 1 mld lekë të vjetra, vetëm për rikonstruksionin e e godinës së Ministrisë së Zhvillimit Urban dhe Turizmit të drejtuar nga Eglantina Gjermeni.Tabelat e detajuara të draft buxhetit paraqesin shpenzimet maramendëse për zyra të reja dhe ambiente më bashkëkohore për dikasterin e Gjermenit.Përvec 1 mld lekë për rikonstruksion janë përllogaritur të shpenzohen edhe 100 mln lekë të vjetra shtesë për blerje pajisjesh informatike dhe pajisjesh zyre.Nuk është hera e parë që qeveritë vendosin për luksin dhe për komoditetin e zyrtarëve të lartë të shtetit dhe shtrëngojnë dorën dhe dërgojnë policinë që të arrestojë berberët dhe këpucarët për kuponin tatimor. Por, në vitet e vështira financiare si ky që po vjen, më balanca të brishta të shumëdebatuara me FMN është gjetur e udhës të rikonstrukturohej ministria e zonjës Gjermeni.Një mld lekët e rikonstruksionit dhe 100 mln për pajisjet janë renditur në zërin e shpenzimeve kapitale, aty ku klasifikohen shpenzimet publike që normalisht duhet të shkojnë për shkolla, rrugë dhe spitale.