IS ekzekuton një shtetas rus, kërcënon Moskën me sulme

Shteti Islamik ka publikuar një video dhe thotë se ky person që shfaqet këtu është një spiun rus, i kapur prej tyre dhe që ka qëndruar rreth një vit në Siri dhe Irak.Siç shihet, grupi ekstremist bashkë me njeriun në fjalë të veshur me kostumin tashmë të njohur të pengjeve ngjyrë portokalli, jep edhe detaje për të provuar se ai ka qenë pjesë e shërbimeve inteligjente ruse. Nga ana tjetër, vetë i burgosuri tregon të gjithë historinë e tij dhe mënyrën se si u rekrutua nga inteligjenca e vendit të tij.Më pas, në një tjetër vend, një ushtar i Shtetit Islamik, i cili kërcenon presidentin Vladimir Putin dhe Rusinë me sulme, kryen ekzekutimin me prerje koke. Kjo duket të jetë hera e parë që grupi ka kapur një peng rus, pasi deri tani nuk ishte parë një gjë e tillë, por edhe autoritet në Moskë nuk kanë rapotuar për qytarërë rust të kapur peng nga esktremistët.Rrjeti që monitorin Shtetin Islamik SITE thotë se materiali filmik është xhiruar në Raka, ose i njohuri ndryshe si bastion i Shtetit Islamik në veri të Sirisë.Shërbimi Rus i Sigurisë (FSB) nuk ka pranuar të komentojë ngjarjen. Heshtje ka pasur gjithashtu edhe nga Ministria e Jashtme e Rusisë. Shteti Islamik ka ekzekutuar me prerje koke shumë të burgosurve nga perëndimi dhe Lindja e Mesme.