Haxhinasto: Rrugët duan 1.2 mld euro që të plotësojnë standardet
Ministri i Transporteve dhe Infrastrukturës Edmonod Haxhinasto tha se Infrastruktura shqiptare ka nevojë për 1.2 miliardë euro për të arritur standartet e Bashkimit Europian. Kete deklarate ai e beri gjatë takimit të ministrave të rajonit.Haxhinasto: Është një sfidë e madhe për angazhimet tona buxhetore dhe padiskutim është domosdoshmëri që të shikohen edhe mënyra alternative për ti plotësuar ato.Ministri i Transporteve cilësoi si një sektor të rëndësishëm edhe zhvillimin e hekurudhës.Haxhinasto: Korridori 8 ka një rëndësi strategjike për ne, lidhja me Maqedoninë në mënyrë të vecantë, prandaj do vazhdojmë për planifikojmë dhe alokojmë resurse për realizimin e tij. Në planet tona për hekurudhën është edhe lidhja me Greqinë.Kreu i infrastrukturës tha se vëmendje e veçantë ne 2-vitet e fundit i është kushtuar mirmbajtjes dhe sigurisë rrugore.Haxhinasto: Kemi llogaritur një diferencë prej 80 mln dollarësh nevojë për ta sjellë rrjetin tonë të transportit në gjendjë të mirëmbajtjes rutinë.Observatori i Transportit për Europën Juglindore (SEETO) është një organizatë rajonale që mbështet transportit rajonal në bashkëpunim me 6 shtete të rajonit, si Shqipëria, Bosnje Hercegovina, Maqedonia, Mali I Zi, Serbia, Kosova dhe Komisioni Europian. Serbia nuk u perqafesua ne kete truezs en rang MInistri por me nje asistent. Diskutimet u perqendruan ne kordinimin nismave për realizimin e projekteve rajonale.