Ka nisur ndërtimi i më shumë se 32 kilometrave rrugë,
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Nëntor 2015, 09:14
Ka nisur ndërtimi i më shumë se 32 kilometrave rrugë, një segment që lidh zonën e Deçanit me Plavën, një rrugë e cila prej dekadash është kërkuar me ngulm nga banorët e zonës.Ekspertët kanë vendosur që kjo rrugë të ndërtohet me standartet bashkëkohore me qëllim që të gjithë banorët të komunikojnë më lirshëm, ndonëse ajo është 600 deri në 2 mijë metra mbi nivelin e detit.Ideja e ndërtimit të rrugës lindi që një vit më parë, ndërkohë që punimet kanë nisur tani me një intensitet të lartë.Ky segment rrugor lidh trojet shqiptare si Deçan, Plavë, Vërmosh e Shkodër duke krijuar kështu një mundësi shumë të mirë për krijimin e tregjeve turistike për banorët e Shqipërisë, Kosovës e Malit të Zi.