Çekia: Europa të mbyllë kufijtë përballë krizës së emigrantëve
Pas sulmeve në Francë, Presidentit i Çekisë, Milos Zeman, deklaroi se Europa duhet të mbrojë kufijtë e saj përballë krizës së emigrantëve."Është e domosdoshme të shkojmë nga fjalët tek veprat dhe nga angazhimet për të forcuar kufijtë e jashtëm të BE-së në mbrojtjen reale të tyre", tha Zeman.Sipas Presidenti çek, të gjithë vendet e BE-së duhet të zbatojnë rregulloret e Dublinit e cila nënvizon se azilkërkuesit duhet të kërkojnë azil në vendin e parë europian që hyjnë dhe nëse ata zhvendosen në një tjetër shtet, kryejnë një akt kriminal.Ndërkohë kryeministri çek, Bohuslav Sobotka, i konsideroi sulmet në Paris një akt brutal të kryer nga një grup i mirëorganizuar terrorist.Në një konferencë pas mbledhjes së qeverisë, Sobotka shprehu ngushëllimet për viktimat dhe mbështetjen e Pragës ndaj qeverisë franceze.Ashtu si në pjesën më të madhe të kryeqyteteve të botës, edhe në Pragë qindra çekë ndezën qirinj për viktimat, ndërsa qyteti Petrin Tower, i cili ngjan si kulla Eifel, u ndriçua me tre ngjyrat e flamurit francez.