Ankohen tregtarët në Lezhë : Tatimorët si xhandarë ndaj biznesit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Nëntor 2015, 21:49
Biznesi në qytetin e Lezhës ankohet se grupet tatimore në kuadër të operacionit anti-informalitet, shpeshherë abuzojnë me detyrën e tyre duke ushtruar edhe presion.Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në këtë qytet e mbështet aksionin e nisur nga qeveria por kërkon një sjellje më profesionale nga administrata: “Duhet të jetë një administratë e përgjegjshme. Të paraqitet pranë biznesit si një trupë profesioniste dhe mos të abuzojë as me pozicionin e saj, mos të shkojë në rolin e një xhandari me dhunë psikologjike”.Përfaqësuesit e biznesit në Lezhë, kërkojnë që administrata tatimore përveç se ndërshkuese duhet të jetë edhe këshilluese për biznesin pasi ndërgjegjësimi është i domosdoshëm në këtë moment të aksionit.