Junker: Sulmet në Francë nuk duhet të ndryshojë politikat e BE për refugjatët
Jo të gjithë klandestinët që hyjnë në Europë janë terroristë dhe Bashkimi Europian nuk do të ndryshojë politikat e tij për refugjatët.Kështu ka deklaruar Presidenti i Komisionit Europian, Zhan Klod Junker, pas zbulimit se dy prej terroristëve që kryen sulmet në Paris kishin hyrë në Europë si emigrantë."Ne nuk duhet të përziejmë kategoritë e ndryshme të njerëzve që vijnë në Europë. Ai që kreu sulmet në Paris nuk është një azilkërkues, refugjat apo klandestin, ai është thjesht një kriminel”, tha Junker, duke u bërë thirrje të gjithë atyre që po përpiqen të ndryshojnë axhendën europiane të klandestinëve, të bëhen seriozë dhe të mos bien në këto reagime të papëlqyeshme.Kurse kreu i Këshillit Europian, Donald Tusk, tha se ka ardhur koha për veprim, pasi fjalët janë të pamjaftueshme.Të premten Parisi dhe parizienët u sulmuan nga terroristët.“Ne kemi shprehur solidaritetin tonë, por fjalët nuk mjaftojnë, duhen veprime. Kam folur në telefon me Presidentin François Hollande, i cili tha se Franca po pret pikërisht këtë, veprimin. Të gjithë vendosmërinë tonë kundër terrorizmit do ta shprehim edhe në Samitin e G20”, tha Tusk, duke shprehur domosdoshmërinë e bashkëpunimit mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Rusisë në luftën kundër Shtetit Islamik në Siri dhe Irak.