Franca sulmon bastionin e ISIS në Raka të Sirisë, 20 sulme ajrore
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Nëntor 2015, 22:32
Ministria franceze e Mbrojtjes ka njoftuar për atë që e quajti “nisja e hakmarrjes ndaj ISIS”.Ministria bëri të ditur se sulmoi bastionin Raka në Siri.Në vetëm një orë, janë kryer të paktën 20 sulme ajrore në këtë qytet.Lajmi u konfirmua edhe nga agjencia e lajmeve të ISIS.Sulmet erdhën pas tragjedisë së Parisit ditën e premte ku mbetën të vrarë 132 persona.Nga ana tjetër, Shteti Islamik thotë se sulmet ajrore franceze në Siri kanë goditur vende të zbrazëta.Grupi xhihadist i Shtetit Islamik pretendon se nuk ka pasur asnjë viktimë si pasojë e sulmeve ajrore nga ushtria franceze në bastionin Raka në Siri.Sipas tyre, të 30-a sulmet ajrore kanë pasur në shënjestër vende boshe rreth qytetit.
Momenti kur avionët ushtarakë francezë nisen për të kryer sulmet ajrore kunder ISIS në Siri / Per me shume lexoni ne http://www.oranews.tv/bota/franca-nis-hakmarrjen-ndaj-isis-sulmon-bastionin-e-saj/Posted by Ora News on Monday, November 16, 2015