47 mijë raste korrupsioni të denoncuara për tetorin në arsim, shëndetësi, tatime
Arsimi, ndërtimet pa leje, tatimet dhe doganat shënojnë numrin me të lartë të korrupsionit, sipas raportimeve nga qytetarët.Të dhënat e muajit tetor dhe fillimit të nëntorit, flasin për një total rastesh të denoncuara prej më shumë se 47 mijë, nga të cilët mbi 8 mijë vetëm në arsim.Qytetarët raportojnë shifra të larta korrupsioni edhe tek mjekët e policët.Qytetarëve u kërkohet të japin rrushfet në arsim, më shumë se në çdo sektor tjetër. Së paku, ky është raportimi që bëjnë vetë shqiptarët, në portalin kundër korrupsionit.Të dhënat e publikuara për muajin tetor dhe fillimin e nëntorit, japin shifra alarmante për rastet e denoncuara për korrupsion në sistemin arsimor, me një mesatare prej 1500 rastesh të denocncuara çdo javë.Kështu nga periudha 6 tetor deri me 3 nëntor, në total janë denoncuar 47. 684 raste korrupsioni, nga të cilat 8.029 raste vetëm në arsim.Shqiptarët kanë denocnuar në masë edhe ndërtimet pa leje, duke arritur në një maksimale prej 1680 raste në një javë.Pavarësisht angazhimit të qeverisë për ti shpallur luftë korrupsionit në sektorin e shëndetësisë, apo në radhët e policisë së shtetit, qytetarët flasin për një mesatare prej 800 raste në javë të denoncuara korrupsioni tek mjekët e policët.Korrupsion të madh qytetarët denoncojnë dhe në tatime, me shifra që arrijnë në 870 raste në javë, ndërsa në dogana raportohet për një numër shumë herë më të ulët, deri në 130 raste.Më pak raste të denoncuara janë korrupsioni me pronat, që arrijnë në 60 raste në javë.http://www.stopkorrupsionit.al/ është faqja e internetit, ky çdo qytetar shqiptar apo i huaj ftohet të denoncojë rastet e korrupsionit, duke garantuar një përgjigje për rastin brenda 30 ditëve.Lufta ndaj korrupsionit, është një nga 5 prioritetet që i është vënë Shqipërisë për të përparuar në BE dhe në mars të 2015, qeveria miratoi edhe strategjinë ndërsektoriale kundër këtij fenomeni.