Dy lëkundje të njëpasnjëshme tërmeti në Tiranë, 3.4 dhe 5 të shkallës Rihter

Dy lëkundje  sizmike janë ndjerë mëngjesin e sotëm (1 nëntor) në qytetin e Tiranës.Tërmeti i parë ra rreth orës 7:20.Raportohet që lëkundja e parë sizmike ka qenë me magnitudë 3.4 i shkallës Rihter.Ndërsa lëkundja e dytë me magnitudë 5 i shkallës Rihter u ndje rreth orës 7:26Sipas Institutit të Gjeoshkencave, epiqendra e tërmetit raportohet të jetë në 34 km në lindje të kryeqytetit dhe 14 km në jug të Bulqizës, në fshatin Ballenj në thellësi 3 km.Përveç Tiranës, tërmeti është ndjerë edhe në disa Elbasan, Durrës, Krujë, Laç, Bulqizë, e Burrel.Deri tani nuk është raportuar për të lënduar dhe as dëme materiale.Lëkundjet sizmike janë ndjerë edhe në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe Slloveni.Kryeqytetas telefononi ne 128Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj përmes një postimi në facebook vë në dizpocion nr 128 për këdo që ka pasur dëme nga tërmeti apo ka nevojë për shërbime mbështetëse."Telefononi pa pagese Nr 128 nese ka deme nga termeti e nevoje per sherbimet mbeshtetese nga @BashkiaTirane" shkruan Veliaj.termeti ok[caption id="attachment_608548" align="alignnone" width="663"]termeti ne tirane Epiqendra e tërmetit (e shenuar me yll te kuq)[/caption][caption id="attachment_608547" align="alignnone" width="640"]termeti ne tirane2 Epiqendra e tërmetit (e shenuar me yll te kuq)[/caption]