Në QKR u regjistruan 10% më shumë biznese të huaja se vitin e kaluar

Rreth dy muaj pas nisjes së aksionit anti-informalitet fluksi në zyrat Qendrës Kombëtare të Regjistrimit mbetet i lartë. Drejtorja e këtij institucioni Vasilika Vjero shprehet se çdo ditë regjistrohen rreth 350 biznese.Vasilika Vjero: "Kërkesat për regjistrim shkojnë deri diku tek 300- 350 kërkesa në ditë. Nëse krahasojmë me muajin e kaluar kur këto kërkesa shkonin deri në 2000- 2500 në ditë, vihet re se ka një rënie por sërish vijon të ketë kërkesë për regjistrime fillestare. Kryesisht interesi I bizneseve është të regjistrohen si njësi shërbimi apo tregti të artikujve të ndryshëm si me shumicë e pakicë"Gjatë muajit tetor pranë QKR-së janë regjistruar rreth 3 mijë biznese ndërkohë që rritje me 10 % ka pasur edhe numri i bizneseve të huaja.Vasilika Vjero: "Aktualisht për muajin tetor janë regjistruar mbi 3000 mijë biznese ku 90% I përkasin kategorisë së personave fizikë, 10% I përket kategorisë së personave juridik. Kemi 10 % më shumë regjistrime të bizneseve me pronësi të huaj krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluarDrejtorja e QKR-së shpjegon se të gjitha bizneset kanë disa mundësi për tu formalizuar siç është regjistrimi on-line ose pranë notereve.QKR/Oranews.tv/