Bio Fest Baldushk, promovizimi i produkteve të zonës

Festa e rradhës e bashkisë së Tiranës për promovimin e njësive të reja administrative është zhvendsour në Baldushk.I pranishëm në Në promovimin e produkteve bujqësore dhe blegtorale të zones, ishte edhe kreu i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj i cili njoftoi se organizime të tilla do të kthehen në traditë.Veliaj: Jam i bindur që deri në fund të mandatit ne do t’i kemi kthyer në një traditë fantastike ku nuk do të ketë më vend për të hedhur mollën pasi të realizojmë disa herë aktivitete të tilla.Duke vënë theksin tek konsumi i priodukteve që rriten në zonën e Tiranës për tu ardhur ne ndihmë familjeve të fermerëve, kryebashkiaku veliaj kërkoi nga qytetarët, që secili të bëjë reklamë të zonës së vet dhe produkteve që ofrohen në çdo pjesë të qytetit.Veliaj: Sot patriotizmi nuk kërkon që të marrin pushkën dhe të dalin malit. Sot në kohët e vështira ekonomike patriotizëm do të thotë që ato pak para që do të shpenzosh për ushqim, më mirë bliji tek fshatari yt, më mirë bliji tek fermeri i Tiranës, më mirë shpenzoi tek produktet lokale të zonës, se vetëm kur i mbajmë paratë në ekonominë tonë rritemi të gjithë njësoj në ekonominë e të gjithë Tiranës.Bashkia e Tiranës prej disa muajsh ka nisur udhëtimin për të promovuar zonat e reja që i janë bashkuar Tiranës, ku ka organizuar edhe më parë festa të ngjashme në Pezë, Shëngjergj dhe Ndroq.12030537_10153714667576926_4314205386357088502_o 12030476_10153714668901926_5203166532318292567_o 12182918_10153714668471926_4625432782625059104_o 12185019_10153714669256926_4952384691322197572_o12182953_10153714668056926_7377635351748181982_o/Oranews.tv/