Dekriminalizimi dhe Reforma në Drejtësi, LSI: Me rëndësi vendimarrja konsensuale

Pa konsensus të gjërë poltik  dhe konsultim publik, reforma nw drejtësi nuk është e plotë. Ka qënë ky mesazhi që Lëvisja Socialiste për Integrim, rezervoi të dielën për  aletin në qeveri  Partinë Socialiste  por dhe për opoziteën.  Dy nënkryetarët  Petrit Vasili dhe Ylli Manjani, kërkuan bashkepunim poltik,  për ta përmbylklur  në një koh sa më të shpejtë reformën në drejtësi.Manjani: Është nevoja për një debat të gjerë publik për të gjithë ato tema dhe mbi të gjitha për një konsensus të cilat janë mjete shumë të rëndësishme për suksesin e kësaj reforme. Ne sigurisht insistojmë tek këta elementë, sepse pa to jo vetëm që reforma do të ishte e paplotë, por do të ishte edhe e pamundur edhe sikur të realizohej që të zbatohej.Vasili: Kjo sfidë është e një rëndësie të patjetërsueshme, sepse ju e dini që ajo është një nga kushtet e pakapërcyeshme për t’u realizuar lidhur me hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin EuropianNje rendesi po kaq të madhe sipas, Petrit VAsilit,  ka dhe ligji për dekriminalizmin e institucioneve shtetërore.Vasili: Lidhur në mënyrë të veçantë me dekriminalizimin, çdo zgjatje e mëtejshme nuk i shërben më askujt dhe anasjelltas të mos vazhdojnë një lojë, që nuk u shërben qytetarëve shqiptarë, absolutisht, por veçse mban debate fiktive dhe artificiale të ndezura më kot.Në konferencën për mediat , Petrit Vsili,  foli edhe për atë që u komentua në media si braktisje e kryemisnitrit Edi Rama në kuvend,  nga depyutetët dhe ministrat e LSI-sisë.Vasili: Jo çdo lloj humori që thuhet në sallën e Parlamentit vlen të interpretohet politikisht. Kështu që ky ka qenë një humor, nuk ka pasur asgjë të tillë. Madje po të kishim atë vëmendjen që ju keni me kamerat tuaja dhe po të kishit bërë vetëm një kthim të lehtë të kamerave, do të konstatonit që kishte deputetë të LSI-së në sallë, por kishte edhe me dhjetëra deputetë të PD-së, që e shqetësoi ky “fakt” dhe nga të gjitha partitë e tjera.Ylli Manjani, është mandatuar  ndjekës dhe  zëdhënësi zyrtar i Lëvizjes Sosciliste për Iintegrim,  për reformën në drejtësi.vasili manjani/Oranews.tv/