Jepet me konçesion hekurudha Fier-Ballsh dhe Fier -Vlorë
Gjendja e amortizuar në të cilën ndodhet hekurudha shqiptare ka detyruar qeverinë që të japë me konçesion dy linjat hekurudhore Ballsh-Fier dhe Fier-Vlorë për 5 vite.Anëtari i vlerësimit të këtij koncesioni, Leonard Jani tha se shoqëritë që fituan tenderin do të investojnë dhe do ti përdorin këto segmente për transport hidrokarburesh.Leonard Jani: "Fituesi i garës për dhënien në koncesion është bashkimi i shoqërisë Alb Star shkp Fier, dhe Matrix Construcion. Vlera e investimit që kanë parashikuar në periudhën 5 vjeçare për vënien në funksionim të plotë të kësaj linje është 2. 43 miliardë lekë. Në pjesën më të madhe do të kenë transport karburanteve dhe qymyrit. Kanë parashikuar dhe transport të udhëtarëve".Duke i bërë një pasqyrim situatës në të cilën ndodhet hekurudha shqiptare, Jani tha se ajo ndodhet thuajse e paralizuar, për shkak të mungesës së investimeveLinja Fier-Ballsh është mbyllur për transport hekurudhor të mallrave rave që prej janarit të vitit 2012, për shkak të infrastrukturës së degraduar. Ndërsa linja Fier-Vlorë shërben aktualisht vetëm për transportin e udhëtarëve.
/Oranews.tv/