1/3 e viktimave të aksidenteve rrugore në Tiranë janë këmbësorët

1/3 e vdekjeve në kryeqytetin shqiptar shkaktohen nga aksidentet rrugore, ku pjesa më e madhe e viktimave janë këmbësorë. Në një intervistë për Ora Neës shefi i qarkullimit rrugor Ervin Dervishi, thotë se mos respektimi i rregullave të qarkullimit rrugor nga këmbësoret mbetet një nga shqetësimet kryesore me të cilën përballen efektivet e rrugorës.Ervin Dervishi: "1/3 e vdekjeve në Tiranë janë këmbësorët. Shtresa më vulnerabël, më e pambrojtur më e padisiplinuar janë këmbësorët, çiklistët. Po na humbin jetë njerëzish për shkak të mungesës së kasës mbrojtëse dhe rripit të sigurimit, mos dhënien e përparësisë ndaj këmbësoreve. Masat ndëshkimore ndaj drejtuesve të mjeteve pritete të ashpërsohen në janar te vitit 2016.Ervin Dervishi: “ Është me masë gjobe nga 500- 5000 lekë të reja dhe pezullim të lejes së ndërtimit në rast kur konstatohet se drejtuesi I mjetit është dhe prindi I atij fëmije”Por veç shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor nga shofere dhe këmbësore për qytetarët mbetet shqetësim trafiku i renduar, një ngërç që shoqëron kryeqytetin në çdo ditë të javës e sidomos kur ka reshje shiu.Sipas z. Dervishi Akste me trafik të rënduar në kryeqytet janë : Sheshi “Shqiponja”, sheshi “Karl Topia”, për të vijuar më tej me rrugën “Dritan Hoxha”, rruga e Durrësit apo dhe Komuna e Parisit SIGURIA NE RRUGET E TIRANES/Oranews.tv/