Marshim kundër trafikimit, të miturit në Shqipëri japin mesazhe sensibilizuese

Pas raportit të publikuar në Britani se Shqipëria zë vëndin e dytë pas Vietnamit për trafikimin e fëmijëve, autoritetet shqiptare kanë zgjedhur vetë të miturit të bëjnë thirrje sensibilizuese gjatë një aktivitetit në kryeqytet.Zv/ministrja  e Brendshme Elona Gjebrea tha se duhet të jemi bashkë në luftën kundër trafikimit.Elona Gjebrea: Për të ndërgjegjësuar të gjithë publikun përsa i përket trafikimit ashtu sikurse dhe informacionit që i takon denoncimeve, pra të telefonojnë në numrin e telefonit 116 006, pa pagesë i vënë nga Ministria e Brendshem për të raportuar raste për trafikim.Për riintegrimin e fëmijëve të trafikuar ministria e Arsimit ka qënë konkrete në ofrimin e librave falas, në hartimin e kurrikulave ndërgjegjësuese dhe kuotave të dedikuara në shkolla.Nora Malaj: Duke pasur parasysh edhe VKM-në e fundit që qeveria nxori për dhënien e librave falas apo për dhënien e të drejtave të studimit apo kuotave të dedikuara për këtë kategori në mënyrë që të qënit i trafikuar pas vuajtjes që kanë përfituar të jenë pjesë reale e integrimit në jetën sociale.Tetori është muaji  i ndërgjegjësimit në luftën kundër trafikimit të personave, dhe për këtë arssye ministria e Brendshme dhe ato të linjës kanë organizuar aktivitete sensibilizues.7 /Oranews.tv/